Teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Ne shkruajmë, lexojmë, shikojmë dhe argëtohemi me pajisjet digjitale. Së fundi Suedia ka vendosur t’i mbajë larg shkollës tabletat dhe kompjuterët, në mënyrë që nxënësit të mësojnë dhe përmirësojnë shkrimin e dorës.