Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Theth për të ndarë më shumë se 200 titujt e pronësisë së shtëpive në aty dhe në disa zona të tjera të Veriut. “Siç u dhashë fjalën, në fund të muajit ne do të riktheheshim dhe ja ku jemi sot. Por jo thjeshtë për të biseduar, por për të shpërndarë titujt e pronësisë. Për të cilët nuk është se e nisëm punën atë ditë, por një punë e nisur prej kohësh për zonat si zona juaj.