Një këlysh delfini i ngecur në copa rrjetash peshkimi është shpëtuar sot nga roja bregdetare italiane në ishullin e Sardenjës. Në pamje shihen zhytësit e Rojës bregdetare italiane që ndjekin delfinin e vogël dhe pasi e kapin e çlirojnë atë nga rrjetat e mbetura në trup. Të paktën gjashtë zyrtarë të mbrojtjes detare, mbajnë delfinin për ta liruar nga bllokimi dhe më pas e çlirojnë atë në ujë. Kafsha detare shihet që bashkohet me pas me nënën e tij dhe së bashku largohen duke notuar, mes komenteve entuziaste të zhytësave.