Këlcyra, qyteti i vogël që shtrihet mes maleve në jug të vendit u trondit nga një histori abuzimi me një vajzë të mitur, e cila rrëfeu gjithë dramën e saj vetëm pasi u kthye në shantazhuese. Detajet e ngjarjes janë rrëqethëse. E mitura ka dëshmuar të jetë abuzuar që në moshën 13 vjeçare nga njerku i saj polic Pajtim Baka, 55-vjeç përmes kërcënimeve. Përgjatë tre viteve, vajza sot 16-vjecare krijoi lidhje intime me Kristian Priftin 46 vjeç dhe shokun e tij, Isi Pashon 27 vjeç.