Komisioni Europian miraton sot paketën e zgjerimit: Drita jeshile do të jepet në takimin e kolegjit të 27 komisionarëve europianë së bashku me raportet individuale të progresit për të gjitha shtetet e përfshira. Për herë të parë, raportet e progresit do të miratohen për dhjetë shtete që janë në këtë proces: për 6 vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi – dhe për Moldavinë, Gjeorgjinë e Ukrainën.