Komisioni Europian iu përgjigj përmes zëdhënëses së tij, Dana Spinat propozimit të presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim. KE-ja, tha Spinat, nuk është e përqëndruar në afate kohore në procesin e zgjerimit, por për t’i ndihmuar vendet kandidate të avancojnë në këtë proces.