Brenda dy javësh, Komisioni Europian shpall masat për stabilizimin e cmimeve të energjisë. Nga samiti dixhital i Tallinit, kryetarja e tij, Ursula von der Leyen sqaron si do të funksionojë skema me vendet e treta. Në dy javët e ardhshme, do të dalim me propozime për të zbutur çmimet e gazit dhe për të zbutur çmimin e energjisë elektrike. Qëllimi është ulja e çmimit në një nivel të caktuar pa rrezikuar sigurinë e furnizimit.