Top Channel/ “Ke parë video intime?”, mashtrimi i ri online, hakerët kërkojnë 2 mijë dollarë
30/07/2026 22:06

Një fushatë e re mashtrimi kibernetik e tipit “sextortion” është zbuluar për herë të parë në Itali nga Cert-AgID, qendra e reagimit ndaj emergjencave kompjuterike pranë Agjencisë për Italinë Dixhitale. Mashtruesit dërgojnë email-e ku pretendojnë se kanë hakuar pajisjen e viktimës dhe se disponojnë materiale komprometuese. Ata hiqen si pjesëtarë të grupit të njohur kriminal kibernetik ShinyHunters, edhe pse ky i fundit ka mohuar çdo lidhje me këtë fushatë. Në mesazhet e dërguara, hakerët pretendojnë se kanë përdorur programe keqdashëse për të marrë të dhëna personale, historikun e navigimit në internet dhe regjistrime nga kamera e pajisjes. “Kemi zbuluar se ke vizituar faqe për të rritur dhe ke parë video eksplicite. Na dërgo 2 mijë dollarë në bitcoin për të hequr virusin nga pajisja jote”, thuhet në email-et mashtruese. Sipas ekspertëve, skema bazohet te frika dhe presioni psikologjik i përdoruesve, duke i detyruar ata të paguajnë për të shmangur publikimin e pretenduar të materialeve private. Grupi ShinyHunters, i njohur që prej vitit 2019 për sulme kibernetike ndaj kompanive dhe vjedhje të të dhënave, ka mohuar përfshirjen në këtë fushatë, duke theksuar se metodat dhe objektivat financiarë nuk përputhen me aktivitetet e tij të mëparshme. Cert-AgID u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos reagojnë ndaj këtyre mesazheve, të mos kontaktojnë adresën e dërguesit dhe të mos kryejnë asnjë pagesë. “Injoroni ose fshini email-in, mos nisni asnjë komunikim me adresën dërguese dhe mos bëni asnjë lloj pagese”, është këshilla e autoriteteve italiane për përdoruesit.

Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04