Komisioni Europian synon përshpejtimin e zgjerimit me raportet e progresit. Sic thekson REL, vetëm pak javë para përfundimit të mandatit pesëvjeçar, KE-ja do të miratojë dhe bëjë publike paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e përfshira në këtë proces. Kjo do të jetë praktikisht paketa e fundit që miratohet nga përbërja aktuale e komisionit, që është në largim e sipër.