Top Channel/ Kë duan ameikanët, Harris apo Trump? Anketimi: Avantazhi…
12/09/2024 23:29

Anketimi dyditor tregon se Harris është në një avantazh prej 5% ndër votuesit e regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e këtij viti, duke zgjeruar kështu më tej avantazhin e saj prej 4% përballë Trump sipas anketimit të mëparshëm që pati bërë agjencia Reuters dhe firma Ipsos në periudhën 21-28 gusht. Ndër votuesit që thanë se patën dëgjuar të paktën diçka rreth debatit të së martës, Harris mori 53% mbështetje, ndërsa 24% prej tyre thanë se debatin e kishte fituar Trump. Rreth 52% e të anketuarve thanë se Trump hasi në vështirësi dhe se nuk u shfaq në formën më të mirë, ndërsa 21% prej tyre thanë të njëjtën gjë për Harris. Nënpresidentja Harris e vendosi ish-Presidentin Trump në pozita mbrojtëse gjatë një debati të nxehtë presidencial, me një seri sulmesh ndaj përshtatshmërisë së tij për detyrën e presidentit dhe sfidat e tij të shumta ligjore. Anketimi përfshiu 1,690 amerikanë të moshës madhore në mbarë vendin, ndër ta 1,405 të regjistruar për të votuar këtë vit. Mundësia e gabimit të këtij anketimi është në nivelin rreth 3% ndër votuesit e regjistruar. Megjithëse anketimet në nivel kombëtar, përfshirë anketimin e bërë nga agjencia Reuters dhe firma Ipsos, japin sinjale të rëndësishme për pikëpamjet e elektoratit, janë rezultatet shtet mbas shteti që çertifikohen në Kolegjin Elektoral ato që përcaktojnë fituesin dhe pritet që rezultati përfundimtar të vendoset nga një numër i vogël shtetesh jetike për betejën elektorale.

Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54