Këngëtarja Parashqevi Simaku vizitoi një ditë më parë shoqatën e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, Vatra. Në një shkrim të postuar në Gazetën Dielli, kryetari i Vatrës, Elmi Berisha falënderoi kontributin e çmuar të Simakut në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.