Koncerti Festiv për 1-vjetorin e futjes së “Kcimit të Tropojës” në UNESCO solli emocione, histori dhe dinjitet kombëtar. Një vit më parë, ky vlerësim e vendosi Tropojën në hartën kulturore të njerëzimit, duke e bërë Kcimin një pasuri botërore të trashëgimisë jomateriale. Artistë nga Tropoja, Deçani dhe Gjakova u bashkuan në një skenë të vetme, duke treguar se Kcimi është një formë e lashtë artistike që bashkon shqiptarët kudo. Koncerti nisi me Himnin e Kcimit, interpretuar nga Ram Dollapaj, dhe vijoi me performanca të fuqishme: “Kcim Vendin”, vallet “Sup më sup si malet”, duetet me tupan, interpretimet e Sherif Margjekajt, Shaban Zenelajt, Mirjeta Celajt dhe kolazhi i fëmijëve të Ansamblit “Folk Trevar”.