Top Channel/ Kavajë, armë në varkën bosh! Gjendet një pistoletë, dyshohet se i përkasin një gjermani
12/09/2024 19:25

Një mjet lundrues i braktisur u zbulua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kavajës në zonën bregdetare të fshatit Karpen. Veliera ngeci në rërë dhe u bllokua disa metra larg bregut, pasi ngriti dyshime për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara që kryente në det. Policia Kufitare e Spilles ushtroi një kontroll të detajuar në bord, duke zbuluar një pistoletë gjermane të tipit “Walther,” municione, dy celularë, një laptop dhe dokumentet e mjetit. Gjithashtu në bord u gjet dhe një pasaportë gjermane me gjeneralitetet e një 85-vjeçari. Sipas hetimeve paraprake, mjeti lundrues ishte nisur nga Bari, Itali, me destinacion Kroacinë, por gjatë lundrimit kishte devijuar duke kryer lëvizje të çrregullta. Autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me Guardia di Finanza dhe Interpol Tiranën për të verifikuar të dhënat e pasaportës dhe për të përcaktuar vendndodhjen e poseduesit të saj, i cili dyshohet se është drejtuesi i velierës. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi mund të ketë rënë në det për shkak të motit të keq me dallgë të larta në det të hapur. Prokuroria e Durrësit është vënë në dijeni dhe po vijon veprimet e mëtejshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.

Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11