Presidenti amerikan kishte kërcënuar që në muajin mars se do të ndërmerrte masa hakmarrëse ekonomike ndaj Spanjës, pasi Madridi nuk i lejoi Washingtoni përdorimin e bazave ushtarake për fushatën e bombardimeve kundër Iranit. Por tani, nga samiti i NATO-s në Ankara, Donald Trumpi e rriti sërish presionin ndaj vendit europian që e konsideron “të pabindur”.