Katër shoferë janë arrestuar gjatë një jave në Durrës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, janë pezulluar 53 leje drejtimi, nga të cilat 3 për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit dhe 50 për drejtim të automjetit me shpejtësi tej normës së lejuar.