Ndryshe nga disa raste të tjera, përpjekjet e shpëtimit të një të mituri të rrëzuar në një pus të ngushtë në Indi, kanë pasur fund të lumtur. Katër ditë me radhë, ekipet e shpëtimit tentuan nxjerrjen e 10 vjecarit Raul Sahu, të bllokuar në pusin 24 metra të gjatë ku ra teksa luante në oborrin e shtëpisë së tij në rajonin Chhattisgarh të Indisë Qendrore.