Katër anije minakërkuese të NATO-s kanë kryer një kontroll në zonën detare ku do të ngrihet porti i ri i Durrësit dhe baza detare e NATO-s. Pasi kanë kryer stërvitjen në ujërat e Mesdheut dhe kontrollin në ujërat e Spitallë- Porto Romanos, anijet minakërkuese janë ankoruar në portin detar të Durrësit. Janë dy anije turke, një anije holandeze dhe një italiane.