Top Channel/ Katastrofë njerëzore, shkon në 920 numri i viktimave në Venezuelë
26/06/2026 22:57

Është rritur në 920 numri i viktimave nga tërmeti katastrofik në Venezuelë. Gjatë një takimi me ushtrinë dhe zyrtarët civilë, Presidentja e përkohshme e vendit, Delcy Rodriguez, njoftoi se në total janë konfirmuar 920 të vdekur, ndërsa ekipet e shpëtimit, të mbështetur nga ekipet ndërkombëtare, vijojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar të bllokuar nën rrënoja ndërtesash. Deri më tani, autoritetet kanë konfirmuar rreth 3 mijë të plagosur nga tërmeti i të mërkurës, ndërsa dhjetëra mijëra vijojnë të jenë nën rrënoja. Spitalet në vend janë të mbingarkuar, ndërsa mjekët i thanë BBC se furnizimet mjekësore ishin të pamjaftueshme për popullsinë. Në mesin e viktimave ka edhe shtetas të huaj, përfshirë nëntë shtetas të Portugalisë, tre të Spanjës, dy të Brazilit, dy të Kinës dhe një italiano-venezuelas. Një tërmet 7.2 ballësh goditi të mërkurën në mbrëmje, i ndjekur më pak se një minutë më vonë nga një tërmet tjetër 7.5 ballësh, më i fuqishmi që nga viti 1900, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Ministri i Brendshëm tha se rreth 70.000 familje në shtetin La Guaira janë prekur nga tërmeti. La Guaira, shteti bregdetar ngjitur me Karakasin dhe vendndodhja e aeroportit kryesor të kryeqytetit, është ndër zonat më të goditura. "Është shndërruar në një zonë katastrofe", tha më herët presidentja Rodriguez, duke shtuar se Qeveria po bashkëpunon me kompani private për të sjellë pajisje të rënda dhe për të përshpejtuar operacionet e shpëtimit. Energjia elektrike është e kufizuar në disa pjesë të shtetit, ndërsa aeroporti i Karakasit është mbyllur për shkak të dëmtime të pësuara.

Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33
Top Channel/ Trump pezullon sanksionet ndaj Rusisë, Moska godet Ukrainën me 332 dronë dhe raketa!
17/10 11:22