Top Channel/ Katastrofë në Azi! 600 të vdekur nga përmbytjet
29/11/2025 22:49

E ndërsa një pjesë e tokës po përballet me thatësirën, pjesa tjetër po vuan nga shirat katastrofikë. Në Azinë Jugore raportohet për të paktën 600 persona të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm, që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës. Situata e përkeqësua nga stuhitë tropikale, që shkaktuan përmbytjet më të mëdha ndër vite, duke prekur me miliona njerëz në Indonezi, Malajzi, Tajlandë dhe Sri Lanka. Reshjet masive të shiut filluan të mërkurën, duke përmbytur e zhdukur gjithçka. "Doja të shpëtoja rrobat e mia, por shtëpia ime u shemb”, tregon një banor. Ndërkohë, me qindra njerëz rezultojnë ende të zhdukur, ndaj numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet. Mijëra të tjerë mbeten të bllokuar, ndërsa disa presin mbi çatitë e shtëpive, që të shpëtohen. Mbi 300 viktima u regjistruan në Indonezi, 160 në Tajlandë. Viktima u shënuan edhe në Malajzi, ndërsa në Sri Lanka, e cila u godit nga cikloni, mbi 130 persona kanë vdekur dhe rreth 170 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Cikoni i jashtëzakonshëm që goditi vendin shkaktoi rrëshqitje katastrofike të dheut dhe përmbytje masive, duke shkatërruar totalisht me mijëra ndërtesa. "Rryma ishte shumë e shpejtë, brenda pak sekondash arriti në rrugë, hyri në shtëpi", tregoi një banor tjetër. Moti i keq ka penguar operacionet e shpëtimit dhe, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar, qindra të tjerë janë ende të bllokuar, tha agjencia indoneziane e fatkeqësive.

Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
DIGITALB DIGITALB