Top Channel/ Katastrofë natyrore në Azi, mbi 900 të vdekur nga përmbytjet
30/11/2025 22:53

Mbi 900 të vdekur dhe qindra të zhdukur! Është ky bilanci tragjik i katastrofës natyrore të përmbytjeve në Indonezi, Tajlandë dhe Sri Lankë. Autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e njerëzve të zhdukur nga përmbytjet shkatërruese dhe rrëshqitjet masive të dheut në të gjithë jugun e Azisë. Nga moti ekstrem, me shirat e rrëmbyeshëm të musoneve, që u përkeqësua nga një stuhi tropikale, kanë mbetur edhe mijëra njerëz të bllokuar, pa strehë dhe pa energji elektrike. Autoritetet pohuan se kjo është katastrofa më e keqe natyrore, që ka goditur ishullin në dy dekada, që nga cunami shkatërrimtar i vitit 2004, që iu mori jetën rreth 31 mijë njerëzve dhe la më shumë se një milion të pastrehë. Krerët e shtetit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe janë zotuar të rindërtojnë çdo gjë të shkatërruar, me mbështetje ndërkombëtare. "Po përballemi me fatkeqësinë më të madhe dhe më sfiduese natyrore në historinë tonë. Sigurisht, do të ndërtojmë një komb më të mirë se ai që ekzistonte më parë”, tha presidenti i Sri Lankës, në një fjalim drejtuar kombit. Njerëzit e bllokuar kanë mbetur pa ushqim dhe pa ujë, pasi përmbytjet shkaktuan rrëshqitje toke, shkatërruan rrugët dhe linjat e komunikimit, duke vështirësuar dhe ndërhyrjet me mjete të rënda. Sezoni vjetor i musoneve, i cili zakonisht ndodh midis qershorit dhe shtatorit, shpesh sjell shira të rrëmbyeshëm, duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje të menjëhershme. Këtë vit, një stuhi tropikale ka përkeqësuar kushtet dhe numri i viktimave në Indonezi dhe Tajlandë renditet ndër më të lartat nga përmbytjet në vitet e fundit.

Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09
Top News – Qeveria ‘hap thesin për studentët’, Kumbaro tregon fondet për vitin e ardhshëm
11/11 09:49
Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34