Top Channel/ “Kasapi i Ballkanit”, sfida e Serbisë: “Mlladiç do të varroset me të gjitha nderimet”!
29/08/2026 11:10

“Kasapi i Ballkanit”, Ratko Mladiç, do të varroset me të gjitha nderimet në Serbi, një vendim ky që ka shkaktuar reagime të forta e ka rikthyer në qendër të debatit plagët e hershme të luftrave ne rajon. Ish komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës, i dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, do të përcillet për në banesën e fundit me nderime më të larta ushtarake dhe shtetërore. Lajmin e bënë të ditur vetë autoritetet serbe, të cilat kanë deklaruar se si general, ai do të marrë “të gjitha nderimet që i takojnë”, sipas protokollit. Mladiç vdiq në moshën 84-vjeçare në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Në vitin 2017 qe shpalur fajtor dhe dënimi u konfirmua përfundimisht në apel në vitin 2021. Mes krimeve për të cilat u dënua ishte edhe gjenocidi i Srebrenicës, ku në korrik të vitit 1995 forcat serbo-boshanjake ekzekutuan më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë, si dhe për krimet e kryera gjatë rrethimit të Sarajevës. E megjithatë, më shumë se tre dekada pas masakrës, fjala që erdhi nga Beogradi ishte: “nderime”. Por ceremonia zyrtare nuk është i vetmi element që ka ndezur polemikat. Në orët pas vdekjes së tij, një pjesë e mediave nacionaliste dhe pranë qeverisë në Serbi e kanë paraqitur Mladiçin si një martie, dhe disa politikanë shkuan edhe më tej. Ish-zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin kërkoi që në Serbi të shpallej zi kombëtare. Në Republikën Srpska, entiteti serb i Bosnjë-Hercegovinës, u mbajtën ceremoni fetare në kujtim të tij, ndërsa Milorad Dodik e ka cilësuar vdekjen e 84 vjecarit si “vrasje”. Reagime mbërritën deri edhe nga stadiumet. Gjatë një ndeshjeje të Europa League, tifozët e Crvena Zvezdës së Beogradit shpalosën një banderolë me mesazhin: “Gjeneral, lavdi e përjetshme dhe faleminderit”, të shoqëruar me thirrje në mbështetje të Mlladiçit, cka bëri që Memoriali i Srebrenicës të paraqeste një ankesë pranë UEFA-s, duke kërkuar madje përjashtimin e përhershëm të klubit nga kompeticionet europiane.

Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06