Dy shpërthime të forta tronditën Kievin të enjten në mbrëmje, pasi shefi i OKB mbërriti në Ukrainë direkt nga takimi me Putin në Moskë. Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak i cilësoi sulmet si jo rastësore. "Një ditë më parë ai ishte ulur në një tavolinë të gjatë në Kremlin, dhe sot shpërthimet janë mbi kokën e tij. Kartolinë nga Moska?", shkroi ai në twitter.