Një spektakël i vërtetë dritash ka qenë ai i kësaj mbrëmje në godinën e Bashkisë Shkodër, duke i dhënë një tjetër atmosferë festimeve të karnavaleve. Këtë vit, në Shkodër janë planifikuar 3 ditë festime me aktivitete të shumta. Dita finale është të dielën, ku trupës së Shkodrës, i bashkohen edhe karnavalet e Korçës dhe Tuzit.