Gjirokastra u vesh sërish me ngjyrat dhe ritmin e karnavaleve këtë fundjavë, një festë popullore e rikthyer 3 vite më parë pasi kishte munguar për rreth shtatë dekada. Tradicionalisht ky ritual pagan zgjonte qytetin nga plogështia e dimrit dhe i dedikohej purifikimit dhe rifillimit të jetës.