Ded Bajraktari, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë – Shkonte, bënte Meshë, u çonte një uratë, i kapte nga koka, u fërkonte duart. Ded Bajraktari është dëshmitar i dhjetëra njerëzve, që sipas tij Kardinali Ernest Simoni Troshani, që studimet teologjike të kryera në fshehtësi për shkak të persekutimit të Kishës nga regjimi komunist në Shqipëri, i ka ndihmuar në betejat e tyre për shëndetin gjatë kohës kur shërbente në Fushë Arrëz dhe qytete të tjera në veri të vendit. Ded Bajraktari, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë – Dhe e vinim re që këta njerëz, vinin pas një jave dhe thoshin ‘jam mirë’ Ded Bajraktari kujton një ngjarje të pazakontë. Ai rrëfen se si shofer, po udhëtonte me Shenjtërinë e Tij drejt Fushë Arrëzit një ditë të acartë dimri për të bekuar disa personazhe me probleme shëndetësore, kur ngricat në rrugë u rrezikuan jetën. Por, ajo ndodhi që nisi si makth, përfundoi me një mrekulli.