Një instalacion arti urban është vendosur sot përpara Bashkisë së Durrësit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Skulptura urbane, e punuar në stilin pop-art, paraqet një karamele gjigante me shkëlqim metalik të kaltër, të vendosur mbi një bazament graniti. Në qendër të saj shfaqet e stampuar stema zyrtare e Bashkisë së Durrësit, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi.