Për fermerët e zonës së Divjakës mbjelljet janë të reja, por problemet janë ato që mbesin të vjetra. Edhe kësaj herë fermerët duhet të luftojnë me karkalecin e tokës që u vë në rrezik të gjithë të mbjellat. “Është viti i tretë që ne përballemi me këtë, por këtë vit është shumëfishuar”, tha një fermer.