Vijojnë zjarret në ditën e shtatë, zona e Karaburunit edhe këtë të hënë është nën flakë. Edhe pse është punuar për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore apo dhe helikopteri me ujë ditën e djeshme situata vijon të jetë po ajo. Ditën e sotme janë nisur në drejtim të malit të Karaburunit 30 forca të ushtrisë nga reparti i Poshnjës në Berat, ndërkohë dhe 10 punonjës se ADZM.