Sulmi kibernetik i sistemit Tims ka shkaktuar vështirësi dhe vonesa të shumta edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Gjatë gjithë paradites janë krijuar radhë automjetesh ndërsa kalimi i udhëtarëve është bërë me regjistra si në hyrje dhe në dalje. Procedura e regjistrimit manual të udhëtarëve sipas autoriteteve ka nisur pak pas momentit kur sistemi u ndërpre për të mos krijuar situatë kaotike edhe për shkak se gjatë fundjavës lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve është më e madhe. Udhëtarët vendas dhe të huaj tregojnë se kanë qëndruar deri në 1 orë në kufi para se të mund tu afrohen sporteleve