Strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, kanë arrestuar në flagrancë një 28 vjecar, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pyllin e këtij fshati për hapjen e kullotave dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me shkurre dhe pisha. Cështja i ka kaluar prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”. Autoritetet policore apelojnë për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.