Top Channel/ Kapet “ushtari” i Tor Xheçukës! Arrestohet në Angli shqiptari që sfidoi SPAK
11/01/2025 20:16

Një tjetër i kërkuar shqiptar nga SPAK dhe Policia e Shtetit për vrasje të mbetur në tentativë është prangosur në Angli. Top Channel duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve mëson se kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë ndaj Edison Muceku 33 vjeç. Gjykatës City of Westminster iu tha Shqipëria e kërkon Edison Mucekun si bashkëautor në tentativë vrasje në Bulqizë më 21.05.2020. Sipas aktakuzës Muceku bashkëpunoi për të realizuar vrasjen e Hamza Terziut i cili u godit me armë. Muceku i kërkoi gjykatës qe procesi ekstradimit të ndalej këtu pasi ai vullnetarisht kërkonte të kthehej në Shqipëri e u përballur me akuzën e vrasjes. Edison Muceku dyshohet të jetë pjesë e grupit kriminal të Hektor Xheçukës, 36 vjeç, I njohur edhe me emrin Tor Xheçuka nga qyteti I Burrelit. Ky grup kriminal u përfshi në eleminimin e Hamza Terziut. Tor Xheçuka është shpallur në kërkim edhe nga Prokuroria e Posaçme pas operacionit “Revanshi”. Në dosjen hetimore të SPAK, thuhet se Hektor Xhecuka ishte pjesë edhe e grupit kriminal të Ervis Martinajt. Xheçuka, mësohet se fshihet në Dubai, ndërsa dyshohet si vrasës me pagesë, ku për llogari të Ervis Martinajt ka planifikuar vrasjen e Durim Bamit, plan ky i dalë në pah nga hetimet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC. Shtetasi Hektor Xheçuka ka qëlluar me armë drejt banesës së shtetasit Hamza Terziu në fshatin Zënisht si paralajmërim. Nga dosja ku “The Dept” dhe është lëshuar dhe urdhër arresti rezulon se Hektor Xheçuka në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka planifikuar që të gjuanin drejt banesës së pabanuar të shtetasi Hamza Terziu. Hamza Terziu është xhaxhai i Dorjan Terziut. Për këtë rast është lëshuar urdhër arrest nga Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pas zbardhje së bisedave të aplikacionit Sky Ecc. Urdhër arrestet janë për Hektor Xhecuka, Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa Pas zbardhje së bisedave duket se në këtë konflikt është përfshirë dhe familja Gjokrosa pasi pretendohet se shtëpinë e shtetasit Hamza Terziu e ka treguar Ardit Gjokrosa dhe më pas ndaj kësaj banese është gjuajtur me breshëri plumbash.

Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56