Top Channel/ Kapet rrjeti shqiptaro-kolumbian/ Trafikonin kokainë dhe hashash në Sicili
25/05/2021 12:15

Anti mafia italiane ka arrestuar 13 anëtarët e një rrjeti droge që përbëhej nga kolumbianë, shqiptarë dhe italianë. Katër shtetas shqiptarë kishin krijuar dy banda që merreshin me transportin e hashashit nga Shqipëria për t’ja shitur më pas mafies dhe trafikantëve lokalë të drogës. Anti mafia italiane ka goditur një rrjet trafikantësh shqiptarë e kolumbianë që merreshin me trafik droge, kokainë dhe hashash. Gjithsej janë 13 persona pjesëtarë të dy bandave të cilat ishin përçarë dhe që kishin nisur aktivitetin veç e veç. Një nga dy organizata kriminale përbëheshin nga shqiptarë. Organizata e parë e goditur ishte ajo e ndërtuar nga kolumbianët, të cilët merreshin me trafikun e kokainës nga Amerika Latine. Organizata e dytë ishte krijuar nga shqiptari Viktor Dalipaj 46 vjeç lindur në Shqipëri dhe Petraq Troka i njohur si Pietro, 33 vjeç lindur në Shqipëri. Bashkë me ta ishte edhe një italian nga Katiania me emrin Adriano Spina. Por edhe banda e tyre u përça dhe u krijuar një grup i përbërë nga shtetas shqiptarë, që drejtoheshin nga Julian Hoxhaj i njohur me emrin Juli, 29 vjec nga Vlora dhe Indrit Karafili i njohur edhe si Endri, 34 vjeç. Ata janë përgjegjës për dërgimin e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria, të cilat më pas iu shiteshin organizatave kriminale në Siçili. Në grupin e dytë të drejtuar Sebastiano Lombardo, Salvatore Litteri dhe Gioeli Musumeci, ishin blerësit e marijuanës nga grupi i Hoxhaj dhe Karafili dhe më pas e shitën përsëri në Catania. Nga operacioni u kap një sasi prej 365 kilogramëve marijuanë dhe kokainë, të destinuara për tregun e Katanias. Operacioni u kodua me emrin Kokorito. Të arrestuarit janë 5 kolumbianë, 4 shqiptarë dhe 4 italianë

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39