Top Channel/ Kapet në Londër shqiptari i akuzuar për trafik armësh nga Durrësi drejt Britanisë
30/01/2025 19:51

Pas arrestimit në Kolumbi disa ditë më parë të Almir Gjidiaj, i vëllai i tij i kërkuar nga SPAK për dosjen e trafikut të armëve drejt Anglisë është prangosur në Londër. Hetimet e SPAK në bashkëpunim me Interpol Tiranën mundësuan arrestimin në Londër të një shqiptari të akuzuar për trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe. Dokumentet e gjykatës të ekstradimeve në Londër disponuar nga Top Channel tregojnë se përpara kësaj gjykate ka dalë Alban Gjidiaj 28 vjeç. Ai kërkohet nga SPAK nën dyshimin se ishte pjesë e një grupi kriminal të cilët në bashkëpunim në 10 Prill 2023 tentuan kalimin e një sasie armësh dhe municioni drejt Britanisë së Madhe. Alban Gjidiaj është ndaluar nga policia Metropolitane e Londrës në zonën e Barnet në veri të kryeqytetit britanik. Gjykata e pranoi kërkesën që Gjidiaj ta ndjekë procesin e ekstradimit me kusht pas dorëzimit të pasaportës dhe një garancie monetare 5.000 stërlina ofruar nga një i afërm. Ai do të rikthehet në këtë gjykatë më 26 Shkurt. Në Gusht të vitit të shkuar përmes operacionit ‘Inkorporimi’ prokurorët e SPAK dhe Agjentët e BKH në bashkëpunim ne skuadrën operacionale arrestuan në Tiranë tre persona. U sekuestruan një sasi armësh të cilat fshiheshin nëpër mobilie e dërgoheshin me furgonë drejt Anglisë. Arsenali i armëve të sekuestruara përbëhej prej 25 armë zjarri qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike. Në këtë operacion në Tiranë u arrestuan Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj. Tre të tjerë u shpallën në kërkim dy prej të cilëve njëri në Kolumbi dhe tjetri në Londër tashmë të arrestuar si pjesë e kësaj dosje.

Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçe e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29
Top Channel/ Plagoset këngëtari në Shkodër. Taulant Hoti qëllohet teksa pinte kafe
27/10 15:27
Top News – “Dialog urgjent për paketën fiskale”, Bizneset kundërshtojnë propozimet
27/10 15:26
Top News – ‘Të shtunën me studentët’. Berisha thërret një tjetër protestë kombëtare
27/10 15:24
Top Channel/ Mbledhje online si në kohë lufte! Deputetët e PS votojnë nga shtëpia e makina
27/10 15:21
Top Channel/ Në ditën e 15-të të protestës, një pjesë e studentëve të Mjekësisë kthehen në auditore
27/10 15:13
Top News – Ngërçi për rregulloren e GJKKO. Meta: Kuvendi dhe KLGj të reagojnë po cenohen të drejtat
27/10 14:56
Top News – Qeveria jep me një dorë, merr me dy/ Koston e uljes së TVSH-së shportës e paguan biznesi
27/10 14:48
Top Channel/ “Poshtë diktatura…”, studentët e mjekësisë para ministrisë së Arsimit
27/10 14:41
Top News – Plagoset këngëtari në Shkodër. U qëllua nga një person i maskuar, teksa po pinte kafe
27/10 14:31
Top News – Bizneset kundër paketës fiskale. Godet prodhimin, kërkohet ndryshimi i draftit
27/10 14:16
Top News – Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt. Edhe avokatët e ndihmës juridike bojkotojnë GJKKO
27/10 14:05
Top News – ‘Po mbroni korrupsionin e Ballukut’. PD bojkoton punimet e komisioneve parlamentare
27/10 13:32
Top Channel/ “Flisni për dhunën në protestë”, Përplasje Tabaku-Bido: E bëjmë nëse…
27/10 13:31
Top News – BB: Ekonomia shqiptare rritet. Por sfidë mbeten pagat e ulta dhe punësimi cilësor
27/10 12:56
Top Channel/ “Rama të dorëhiqet” debat Bylykbashi Manja te “Ligjet”: Mos strehoni dhunuesit në seli
27/10 12:26
Top Channel/ Vrasësi i Arlinda Zekajt në arrati, në shtëpinë e tij gjenden armë
27/10 12:25