Janë zbardhur detaje nga operacioni antidrogë në Greqi, ku u kapën rreth 100 kilogramë kokainë e fshehur në një ngarkesë me trëndafila të ardhur nga Kolumbia. Kokaina u zbulua nga agjentët e DEA-s amerikane në bashkëpunim me autoritetet greke. Gjatë operacionit u arrestuan gjashtë persona, mes të cilëve edhe shqiptarë. Top Channel mëson se mes shqiptarëve të arrestuar është edhe Lulzim Caka, i cilësuar nga autoritetet e drejtësisë si një person me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në vendin tonë për vrasje.