Top Channel/ Kapet kokainë/ Tiranë, arrestohen dy shpërndarësit me 1.3 kilogram drogë
26/07/2025 15:16
1.3 kilogram kokainë u sekuestrua në kryeqytet gjatë një operacioni antidrogë ku në pranga ranë Ismet dhe Kejdi Daja. Ata dyshohet se furnizonin me doza shpërndarësit në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut.