10 kilogram kanabis që ishte projektuar të hidhej në tregun e konsumatorëve të kryeqytetit është sekuestruar nga policia e tiranës. Në një operacion grackë në unazë të madhe forcat e komisariatit nr 4 arrestuan në flagrancë 42 vjeccarin Vilson Shima I cili ishte duke lëvizur me mjetin e tij për të shitur drogën. gjatë kontrollit të makinës policia gjeti dhe sekuestroi 10 kg kanabis, Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak. Kanabisidyshohet se është kultivuar në zonën e Baldushkut dhe do ta shitej në në zonën e Tufinës. Policia dhe prokuroria e kryeqytetit do të thellojë hetimet për të zbuluar gjithë rrjetin e këtij trafiku ndërkohë që nga të dhënat rezulton se 42 vjeccari nuk ka qenë më parë I implikuar në asnjë veprimtari të paligjshme.