Një 40-vjeçar nga Kavaja u prangos nga policia pasi po tentonte që të vidhte një banesë në zonën e Golemit. Aksioni I koduar “Çasti” u zhvillua pas një denoncimi të bërë nga ana e banorëve të zonës. Në cilësinë e provës materiale agjentët sekuestruan një kaçavidë, një çantë dhe një shumë parash.