Njësitë siriane te antidroges sekuestruan një sasi rekord prej 2.3 tonësh captagon , një lende narkotike stimuluese e familjes së amfetaminës. E përshkruar ndryshe si “droga e Xhihadit”, captagoni është popullor në Lindjen e Mesme dhe i përhapur sidomos në zonat e shkatërruara nga lufta sic është Siria, ku konflikti ka nxitur kërkesën dhe ka krijuar mundësi të mëdha për prodhuesit.