Top Channel/ Kapet “bosi” i Call Center që zhvati 50 mln, momenti kur arrestohet brenda vilës
03/07/2026 19:34

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur në një rezidencë. Policia bën me dije se gjatë kontrollit në vilën ku qëndronin u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Si rezultat i ndjekjes me metoda proaktive të veprimtarisë kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rrjetet”. Në kuadër të këtij operacioni, mesditën e sotme, në zonën e Drimadhës, u kapën shtetasit Granit Pepnikaj, 29 vjeç, dhe Xhoni Hitaj, 31 vjeç, të shpallur në kërkim. Shtetasi Granit Pepnikaj, 29 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 30.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. Shtetasi Xhoni Hitaj, 31 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 13.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi Redion Rexhmati, 28 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel/ Polici merr gurin dhe qëllon protestuesit, kolegu i tërheq vëmendjen
16/10 20:21
Top Channel/ Studenti ulet në mes të Bulevardit, zjarr në rrugës pranë Piramidës
16/10 20:21
Top Channel/ Katër ditë protestë e dhunshme, policia tenton shpërndarjen me autobot uji
16/10 20:18
Top Channel/ Të lënduar në protestë, ambulanca largohet nga tubimi
16/10 20:17
Top Channel/ Policia presion uji dhe spraj lotsjellës drejt protestuesve, at ai përgjigjen me gurë
16/10 20:16
Top Channel/ Policia nuk kursen as turistët, i bën “pritë” te Piramida
16/10 20:13
Top Channel/ Spiropali letër Ramës: Jep zgjidhje, dil përballë protestuesve!
16/10 20:10
Top Channel/ Zbulohet kush ua jep fishekzjarret protestuesve! I riu kapet me 40 mijë euro “mall”
16/10 20:09
Top Channel/ Antiterrori né lëvizje, Policia: Hetim llogarive anonime brenda dhe jashtë
16/10 20:08
Top Channel/ Bizneset në frikën e sulmeve, dyqanet ulin qepenat dhe boshatisen raftet
16/10 20:07
Top Channel/ Pamje të frikshme në Tiranë! Policët dhunë barbare ndaj protestuesve, pezullohen
16/10 20:05
Top Channel/ Marshim dhe përplasje.Tubimi nisi paqësor dhe u shndërrua në përplasje të dhunshme
16/10 19:45
Top News- “Top uji drejt e gaz”, kundërpërgjigjen protestuesit, gurë drejt uniformave blu
16/10 19:43
Top News- “Ikni shpejt se hodhën gaz”, “luftë” në Bulevard mes protestuesve dhe policisë
16/10 19:43
Top Channel/ Shqetësimet në protestë nga spraji lotsjellës, qytetarët ndihmojnë fëmijët dhe tubuesit
16/10 19:27
Top Channel/ Tirana nën pushtetin e shpërthimeve të lëndëve piroteknike, policia ruan Kryeministrinë
16/10 19:25
Top Channel/ Policia shpërndahet te Piramida hedh gaz lotsjellës, protestuesit: Komunista
16/10 19:00
Top Channel/ Policët në grup dhunojnë rëndë protestuesin, shkopa gome dhe shqelma drejt tij
16/10 18:22
Top Channel/ Përleshja me policinë, një protestues lëndohet në kokë, dërgohet drejt spitalit
16/10 18:02
Top Channel/ Situatë e tensionuar pranë kryeministrisë, gurë dhe gaz lotjsellës
16/10 18:02