Burgu i Durrësit mban jo vetëm ish zyrtarë nën hetim por edhe telefonë të ndaluar. Një kontroll I dytë I befasishëm brenda pak muajsh, zbuloi sendet e ndaluara që raportohen zyrtarisht se ishin pesë aparate telefoni të fshehur në dyert e dusheve. Operacioni ishte firmosur nga drejtori I përgjithshëm I burgjeve Klevis Qose që kërkoi dërgimin e forcave operacionale në këtë burg, ku numërohen 200 të dënuar dhe të paraburgosur.