Top Channel/ Kapen 800 kg kokainë me flamur serb në Itali, me vlerë 250 mln euro
21/07/2026 23:25

Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogramë kokainë, mbi të cilat ishte vendosur flamuri i Serbisë, njoftoi të martën Guardia Di Finanza. Në njoftim thuhet se në një port, në veriperëndim të Italisë, u identifikuan 650 pako me drogë, me një peshë totale prej më shumë se 770 kilogramësh, për të cilat testet paraprake kanë treguar se bëhet fjalë për kokainë me pastërti të lartë. Policia italiane publikoi një video ku shihet se mbi pakot ndodhet flamuri i Serbisë. Në njoftim nuk specifikohet se për ku ishte destinuar kjo dërgesë me kokainë. Sipas njoftimit, ngarkesa me drogë ishte fshehur me kujdes mes dhjetëra paleta me banane brenda një kontejneri frigoriferik, që kishte mbërritur nga një port i madh në Ekuador. Ky operacion është rezultat i përpjekjeve të përqendruara në rrugët tregtare që lidhin Amerikën e Jugut me portin Vado Ligure të Italisë, i cili cilësohet si një nyje gjithnjë e më e rëndësishme e flukseve tregtare evropiane dhe, rrjedhimisht, një objektiv tërheqës për aktivitetet e tregtisë së paligjshme. Sipas Guardia Di Finanza, sekuestrimi i afër 800 kilogramëve kokainë është ndër operacionet më të rëndësishme kundër kontrabandës së drogës të zhvilluara në portin e Vados në vitet e fundit. Sipas policisë italiane, vlera e kokainës së sekuestruar në tregun me pakicë arrin në rreth 250 milionë euro.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55