Top Channel/ Kapen 2500 fidanë kanabisi, po transportoheshin me furgon për t’i kultivuar në Shkodër
15/08/2026 13:28
Një tentativë për kultivimin e bimëve narkotike është goditur në Shkodër.
Policia ka sekuestruar 2500 fidanë të dyshuar Cannabis Sativa, të mbjellë në kubikë, si dhe një furgon që po përdorej për transportin e tyre.