Policia ka kapur 100 kg kokainë në periferi të Tiranës. Mësohet se droga vinte nga Ekuadori me destinacion portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontenier me banane dhe në port qëndroi për tre ditë nën vëzhgimin e policisë dhe SPAK.