Një peshkatar në Pelion të Greqisë është arrestuar pasi me rrjetën e tij kapi trupin e një të vdekuri, të cilin e hodhi përsëri mbrapsht në det. Incidenti thuhet të ketë ndodhur të djelën, në të njëjtën ditë kur viktima 74 vjecare kishte qenë duke peshkuar në ujëra të cekëta, por u raportua i zhdukur prane brigjeve të Pelionit.