Top Channel/ Kaos para ndeshje hapëse të Botërorit, policia përplaset me tifozët
12/06/2026 17:02

Festimi i fitores në ndeshjen hapëse të Meksikës në Kupën e Botës 2026 është shoqëruar me incidente të dhunshme jashtë stadiumit “Estadio Azteca”, pak para fillimit të ndeshjes, kur tifozë pa bileta dhe protestues tentuan të hynin me forcë në ambientet e stadiumit. Sipas mediave lokale, situata u përshkallëzua kur grupe njerëzish hodhën gurë dhe shishe ndaj forcave të policisë pranë portës nr. 8. Raportohet se dhjetëra persona janë arrestuar gjatë përplasjes. Në ditët para turneut, autoritetet në Mexico City janë përballur me protesta të ndryshme nga mësues, gjyqtarë në pension dhe familjarë të personave të zhdukur, por incidenti pranë stadiumit nuk duket të ketë pasur motiv politik të drejtpërdrejtë. Policia lokale njoftoi se rreth 200 persona të maskuar u ndanë nga grupe më të mëdha protestuesish dhe tentuan të sulmonin portat e stadiumit, duke hedhur tulla, bomba molotov dhe sende të tjera. Disa efektivë policie kanë marrë trajtim mjekësor pas përplasjeve. Pavarësisht tensioneve, autoritetet konfirmuan se situata u vu nën kontroll nga policia metropolitane dhe ndeshja nuk u shty. Ndërkohë, në qytet u zhvillua edhe një aktivitet festiv i FIFA-s në sheshin qendror Zócalo, i cili vazhdoi normalisht pavarësisht përpjekjeve të disa grupeve për ta penguar.

Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:19
Top News – Rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë, del autoboti
21/10 19:10
Top News – Në makinë me studentin protestues/ Rama i përgjigjet të riut teksa udhëton për në Budva
21/10 19:10
Top Channel/ Tensionohet situata para Kryeministrisë, molotov drejt efektivëve, Korreshi në protestë
21/10 19:07
Top Channel/ Vajzat protestuese rezistencë, ulen këmbëkryq në Bulevard para policëve
21/10 19:07
Top News – Pas shumë orësh qetësi, nisin tensionet e para/ Protestuesit djegin karriget
21/10 18:52
Top Channel/ Çudi në Bulevard, qytetari bën vrapin e mbrëmjes mes gurëve dhe molotovëve
21/10 18:52
Top Channel/ Molotovë drejt Kryeministrisë, autoboti fik zjarrin në bulevard, tubuesit hedhin e gurë
21/10 18:49
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov drejt efektivëve, autoboti afrohet për të shuar flakët
21/10 18:48
Top Channel/ Mbërrijnë efektivët e Shqiponjave në bulevard, tensionohet situata nga protestuesit
21/10 18:45
Top Channel/ Qetësia pushton në protestë, protestuesit qëndrojnë para Kryeministrisë
21/10 18:31
Top Channel/ Molotov dhe flakë drejt Kryeministrisë, tensionohet situata nga protestuesit
21/10 18:30
Top Channel/ Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige
21/10 18:17
Top News – Protestat në Shqipëri dhe Gjeorgji. Tbilisi akuzon BE për qëndrim me dy standarde
21/10 17:27
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë në rrugën e Durrësit
21/10 16:00
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë te ministria e Arsimit dhe Kryeministria
21/10 16:00
Top News – Karriget hidhen sërish. Oferta e dytë e Ramës për dialog refuzohet nga studentët
21/10 15:41
Top Channel/ “Dhuna traumatizon të miturit”. Sociologia: Shkakton ankth, stres dhe humbje të besimit
21/10 15:24
Top Channel/ Avokati i Popullit heton dhunën: 118 persona në ambiente me kapacitet për 60
21/10 15:23
Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10 15:21