Top Channel/ Kaos në Tiranë, revoltë dhe përplasje! Protesta nisi te Ministria e Arsimit
15/10/2026 19:55

Kaosi vijon në kryeqytet. Tirana është në pushtetin e protestuesve, studentëve ju janë bashkuar edhe nxënësit të cilët bojkotuan mësimin. Në krah ju dolën edhe një pjesë e pedagogëve, mes tyre edhe profesoresha e drejtësisë, bashkëshortja e të ndjerit Sokol Olldashit. Përplasja me policinë nisi që në mëngjes në Ministrinë e Arsimit, ku ndryshe nga dy ditët e mëparshme reagimi i efektivëve ishte që në fillimet e gjuajtjeve me gurë, ku vrapuan drejt të rinjve e kryen shoqërimet e para. Protestuesit ndryshuan drejtimin dhe u ndanë në grupe rreth e rreth qendrës së qytetit, me shënjestër nga institucionet dhe bankat.