Top Channel/ Kaos në Spanjë e Portugali! Ndërpritet energjia, njerëzit bllokohen në metro
28/04/2025 20:02

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike goditi rëndë Spanjën dhe Portugalinë, duke shkaktuar kaos në transport, panik te qytetarët dhe një sërë ndërhyrjesh emergjente. Mijëra njerëz mbetën pa energji dhe internet për orë të tëra, ndërsa shërbimet po rikthehen gradualisht në disa zona, sipas Rrjetit Spanjoll të Energjisë Elektrike. Ngjarja shkaktoi ndërprerje të theksuara në metrotë e Madridit dhe Barcelonës, ku pasagjerët mbetën të bllokuar në errësirë. Dhjetëra persona mbetën të ngujuar në ashensorë, duke detyruar ndërhyrjen e zjarrfikësve në më shumë se 60 raste. Në shumë qytete, semaforët dolën jashtë funksionit dhe qendrat tregtare mbetën në errësirë. Situata ndikoi rëndë edhe në transportin ajror dhe hekurudhor. Në Madrid dhe Barcelonë u regjistruan ndërprerje dhe anulime fluturimesh, ndërsa në aeroportin e Lisbonës u ndalën përkohësisht operacionet. Kryeministri Pedro Sánchez thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë për të vlerësuar situatën. Sipas Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të BE-së, hetimet paraprake tregojnë për një defekt teknik, jo një sulm kibernetik. Ndërprerja gjithashtu preku për pak minuta edhe zonën jugore të Francës, por autoritetet franceze konfirmuan se rrjeti i tyre mbetet i sigurt dhe i izoluar nga kriza. Për momentin, situata është nën kontroll dhe po ndiqet nga afër nga autoritetet kombëtare dhe ato europiane

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04