Gjatë protestës së shtatë kombëtare të PD që u mbajt ditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk munguan tensionet dhe përplasjet mes protestuesve e policisë. Me të mbaruar fjalimin kryetari Sali Berisha, një grup protestuesish filluan hedhjen e molotovëve dhe sendeve të tjera piroteknike që solli më pas edhe përgjigjen e forcave policore për të neutralizuar situatën.