Vonesa të theksuara në përpunimin e anijeve në terminalin e kontejnerëve të portit detar të Durrësit. Dy ditët e fundit situata në terminal paraqitet e rënduar. Vonesat në shkarkimin e anijeve që ndodhen në terminal dhe në radë shtojnë ndjeshëm kosto kohore dhe ekonomiko-financiare të operatorëve. Në orët e para të ditës së sotme është ndërprerë procesi i shkarkimit të anijes që ndodhet në kalatë.