Pak pasi ushtria e Iranit njoftoi se po rivendoste sërish kufizimet e kalimit në Ngushticën e Hormuzit, duke frenuar entuaziasmin që pasoi njoftimet e hapjes së kanalit të rëndësishëm ujor, ka pasur të shtëna sipas CNN ndaj një anijeje cisternë që po luntronte aty. Ishte Organizata e Trafikut Detar të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) ajo që njoftoi se forcat e Gardës Revolucionare Iraniane kanë qëlluar mbi cisternën, dhe incidentin ia ka raportuar vetë kapiteni i saj, i cili tha se “2 anije luftarake të IRGC-së”, i ishin afruar mjetit lundrues rreth 20 milje detare larg brigjeve të Omanit.